Kuvendi me seancë të jashtëzakonshme për telashet brenda FSK-së

11 tetor 2024 | 20:25

Të hënën e 14 tetorit, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të zhvillojnë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar, siç thuhet në inicimin e kërkesës, problemet brenda Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Kërkesën dhe mbledhjen e nënshkrimeve e ka konfirmuar për Klan Kosova kryetari i komisionit parlamentar për çështje të mbrojtjes dhe sigurisë, Bekë Berisha, i cili ka thënë se presin të diskutojnë në veçanti për problemet me shërbimin e ushqimit për ushtarët e vendit.

Të hënën e kësaj jave, që i bie fiks një javë para seancës së jashtëzakonshme të thirrur nga opozita, telashet me ushqimin dhe largimet nga FSK, janë diskutuar edhe në komisionin për siguri ku ka raportuar ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka komentuar largimin e deputetes…