Kuvendi me urgjencë sot do t’i shqyrtojë projektligjet e agjendës evropiane
13 nëntor 2018
| 08:24
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot në një seancë të jashtëzakonshme, do t’i shqyrtojnë projektligjet që kanë të bëjnë me agjendën evropiane dhe procesin e liberalizimit të vizave.
Vendimi për këtë seancë është marrë nga Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e së hënës, me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.
Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka bërë me dije se ka një urgjencë kohore të veprimit për ta çuar përpara agjendën evropiane të Kosovës.