Kuvendi miratoi Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë

13 korrik 2023 | 21:31

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti ka falënderuar secilën e secilin deputet që me votën e tyre po e jetësojnë Institutin për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, që do të adresojë krimet e Serbisë në luftën e viteve 1998-1999.

“Kemi përjetuar dëme shkatërruese që asnjëherë nuk i kemi matur tamam. As 24 vite pas, nuk kemi shifra që do të mund të na tregonin dëmet nga lufta në vendin tonë. Dëmet e shkaktuara dhe vuajtjet e përjetuara nuk janë statistika, por duhen edhe statistikat për ta kuptuar përmasën e padrejtësisë. Për të pasur një hartë të detajuar mbi të gjitha krimet e luftës se ku, çka, si dhe ndaj kujt u ushtruan ato krime në luftën e fundit. Për institucionalizimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e kujtesës kolektive, e cila do të na shërbejë edhe neve edhe brezave pas nesh”.

“Serbia duhet mbajtur përgjegjëse për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe veprimet gjenocidale të kryera në Kosovë. Republika e Kosovës nuk mund të harrojë”, ka shkruar Kurti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dukagjini ka debutuar me fitore në garat evropiane. Ekipi nga…