Kuvendi miraton këmbimin e notave diplomatike në mes të Kosovës dhe ShBA-së

13 dhjetor 2021 | 16:44

Deputetët e Kuvendit të Kosovës  kanë miratuar Projektligjin për ratifikimin e këmbimit të notave diplomatike në lidhje me asistencën e ofruar në formë granti sipas Aktit për ndihmë të jashtme të vitit 1961 dhe Aktit për kontroll të shitjeve të armëve mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Në favor të kësaj marrëveshje kanë votuar 83 deputetë.

Ani pse pati debat nëse ky projektligj duhej të miratohej në Kuvend, deputetët e të gjitha partive politike i kanë dhënë mbështetje. Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, teksa ka ftuar deputetët që ta përkrahin këtë projektligj, ka thënë se niveli i bashkëpunimit në mes të ShBA-së, Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së është në nivel të shkëlqyeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) deri të hënën në orën…