Kuvendi miraton leximin e parë të Projektbuxhetit për vitin 2020

14 mars 2020 | 20:44

Me 63 vota për, asnjë kundër dhe abstenim është miratuar për lexim të parë Projektbuxheti për vitin 2020.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në paraqitjen e Projektbuxhetit ka treguar se ky buxhet për vitin 2020 do të jetë 2 miliardë e 357 milionë euro.

“Rritja e të hyrave do të jetë 131 milionë euro, kurse shpenzime do të janë 266 milionë euro me një buxhet prej 2 miliardë e 357 milionë euro. Deficiti buxhetor do të jetë 2 për qind”, tha Bislimi.

Sipas tij, rritje ekonomike për këtë vit do të jetë 4.2 për qind, kurse inflacioni 1.3 për qind.

“Rritja ekonomike reale pritet të jetë 4.2 për qind, kurse ajo nominale 5 për qind. Inflacion për vitin 2020 do të jetë 1.3 për qind, bazë e llogaritur para Coronavirusit”, shtoi ai.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se buxheti është mirë i formuluar, ndërsa potencoi se vërejtjet që i kanë do t’i adresojnë për amendamenteve në komisionin përkatës.

“Grupi parlamentar i LDK-së e ka shqyrtuar projektbuxhetin e vitit 2020, duke marrë në konsideratë tash që jemi në gjysmën e muajit mars çështja mendoj që kërkon urgjencë dhe për këtë arsye ne si grup parlamentar mendojmë se buxheti është mirë i formuluar, ndërsa vërejtjet specifike që i kemi ose propozimet do t’i adresojmë nëpërmjet amendamenteve në komisionin përkatës”, tha ai.

Në hyrje të kësaj seance, kryeministri Albin Kurti ka kërkuar nga deputetët që ta miratojnë këtë buxhet, ku sipas tij kjo po bëhet duke e parë gjendjen e tanishme.

“Nuk do të donim të bëhej gjithçka brenda një dite, meqë nuk ka garancion që mund të mbahen seanca në ditët në vijim, sepse se dimë çfarë do të ndodh me përpahjen e Coronavirusit. Në vitin 2013, buxheti është miratuar në ditën e fundit. Duke pasur këtë rrethanë që gjendemi, unë ju ftoj që ta miratojmë këtë buxhet. Janë mbi 300 milionë euro shpenzime. Nuk është buxhet i ri ashtu siç është qeveria e re”, tha Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas Vitisë e Klinës, kryeministri Albin Kurti, ka vendosur që…