Kuvendi miraton Ligjin për OJQ-të
15 prill 2019
| 12:52
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar sot Ligjin për OJQ-të, me rekomandimet e shoqërisë civile.
Drejtori ekzekutiv i Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), Ismet Kryeziu, pas votimit të këtij ligji ka thënë se deputetë me votën e tyre pro, kanë ndaluar mundësinë e keqpërdorimit të parasë publike në vlerë prej 160 milionë euro, e siç ka thënë ai “në mundësi që ky keqpërdorim të rritet në vlera në vazhdimësi”.
“Faleminderit të gjithë juve, për kohen dhe angazhimin me i dëgjuar argumentet tona edhe me vendos votën tuaj në favor të rekomandimeve të shoqërisë civile dhe ndaljes së keqpërdorimit në sektorin joqeveritar”, ka thënë Kryeziu.
/Epoka e re/