Kuvendi miraton ligjin që kufizon kompetencat e KPMShCK-së, opozita pritet ta dërgojë në Kushtetuese

12 tetor 2023 | 17:02

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjit nr. 08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr.06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Ligji është miratuar me 59 vota “për” dhe katër “abstenime”.

Ndaj këtij ligji ka abstenuar edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Sikur kryeparlamentari kanë votuar edhe 3 deputetë të mazhorancës parlamentare.

Opozita, e cila nuk ka marrë pjesë në votimin e këtij ligji, e ka kundërshtuar iniciativën e qeverisë për ta ndryshuar ligjin aktual të KPMShCK-së.

Tri partitë opozitare kanë vlerësuar se dokumenti i miratuar është antikushtetues, duke paralajmëruar dërgimin e tij për shqyrtim të Gjykatë Kushtetuese.

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Do të dëshiroja që Serbia ta kuptojë dhe ta njohë…