Kuvendi miraton marrëveshjen mes Kosovës dhe Hungarisë për bashkëpunim financiar
12 gusht 2021
| 13:05
Me 87 vota është miratuar Projektligji për ratifikimin e amendamentit nr.1 të marrëveshjes të lidhur ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Hungareze në lidhje me Programin Kornizë për bashkëpunim financiar.
Diskutimi mbi këtë marrëveshje ka nisur me ministrin e Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili ka folur mbi rekomandimet e kësaj marrëveshje mes Kosovës dhe Hungarisë duke kërkuar edhe votën e deputetëve.
Votimin e kësaj marrëveshje e kanë përkrahur edhe PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja.