Kuvendi miraton ndryshimin e Kodit të ri që parasheh gjykimin në mungesë
26 prill 2021
| 14:03
Me 90 vota për, asnjë kundër dhe abstenim, Kuvendi ka miratuar në parim Projektligjin për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale, i cili parasheh gjykimin në mungesë të krimeve të luftës.
“Kërkohet nga Komisioni funksional dhe komisionet e përhershme ta shqyrtojnë projektligjin dhe Kuvendit t’ia paraqesin raportin me rekomandime”, ka njoftuar kryeparlamentari Glauk Konjufca.