Kuvendi miraton në lexim të dytë buxhetin për vitin 2022
17 dhjetor 2021
| 20:38
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e vitit 2022.
Me 65 vota pro Kuvendi i Kosovës ka miratuar buxhetin prej 2.7 miliardë eurosh.
Asnjë nga deputetët nuk ka votuar kundër, derisa kishte vetëm një abstenim.
Miratimi i buxhetit, që iu shtuan mbi 80 amendamente, u bë në një seancë të jashtëzakonshme, e cila u kundërshtua nga opozita.