Kuvendi miraton në parim Projektligjin për tatimin në pronën e paluajtshme
10 korrik 2023
| 14:35
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Tatimin në pronën e paluajtshme.
61 deputetë kanë votuar për, asnjë kundër dhe dy abstenime.
Opozita ka nuk e ka votuar këtë Projektligj. Ata gjatë seancës kanë thënë se ky Projektligj varfëron qytetarët dhe ndërhynë në menaxhimin e të hyrave nga komunat.
PDK-ja ka thënë se është duke e shqyrtuar mundësinë që projektligjin ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.