Kuvendi miraton platformën për dialogun
07 mars 2019
| 17:41
Kuvendi i Kosovës me 61 vota për ka miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtaren gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë.
“58 vota në mënyrë elektronike plus 3 vota me dorë, dhe një abstenim. Do të thotë me 61 vota për Kuvendi ka miratuar Platformën për dialogun mbi Marrëveshjen përfundimtaren gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë”, ka thënë Veseli.