![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/kuvendi-3-scaled.jpg)
Kuvendi miraton projektbuxhetin e shtetit për vitin 2023
17 nëntor 2022
| 17:02
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për buxhetin e vitit 2023.
Në favor të këtij projektligji kanë votuar 64 deputetë dhe një kundër.
Buxheti i shtetit për vitin 2023 do të jetë 3 miliardë e 212 milionë euro.
Projektligji për buxhetin e vitit 2023 është kritikuar nga opozita, e cila nuk ka marrë pjesë në votim. Sipas opozitës, buxheti i shtetit për vitin 2023 është jozhvillimor.