Kuvendi miraton Projektligji për sigurinë e përgjithshme të produkteve
18 janar 2023
| 12:42
Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, që ishte propozuar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
61 deputetë kanë marrë pjesë në votim, kur të gjithë kanë votuar pro këtij projektligji.
Në të njëjtën kohë, nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Rozeta Hajdari, pasi kjo e fundit është dënuar nga Gjykata, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.
Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë asnjë projektligj të propozuar nga ministrja Hajdari.