Kuvendi miraton projektligjin për Anti-Doping
29 shtator 2022
| 14:18
Kuvendi ka miratuar në lexim të parë projektligjin për Anti-Doping, i prezantuar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.
Nga 67 deputetë të pranishëm, të gjithë votuan pro.
Çeku tha se ky projektligj parasheh rregullimin e fushës së Anti-Dopingu në sportin e Kosovës, i cili ka tre objektiva.
“Nën 1 është fuqizimi i integritetit të sistemit sportiv në Kosovë, nën 2 është kujdesi i shëndetit të sportistëve në Kosovë dhe nën 3 është sigurimi i drejtësisë dhe shanseve të barabarta në gara sportive”, ka thënë Çeku.