Kuvendi miraton Projektligjin për Gjykatën Komerciale

21 janar 2022 | 12:41

Në seancën e sotme parlamentare të Kuvendit të Kosovës është miratuar në lexim të dytë Projektligji për Gjykatën Komerciale, me 75 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Sipas deputetes së LVV-së, Doarsa Kica-Xhelili, me krijimin e Gjykatës Komerciale synohet mbështetja e bizneseve, dhe se të njëjtat kanë nevojë për gjyqësi stabile.

Ajo tregoi se grupi punues që ishte formuar për këtë projektligj, ka zhvilluar disa takime me përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, USAID-i dhe Oda Ekonomike.

“Bizneset kanë mundësi për gjyqësi stabile. Bizneset kanë nevojë të mos bien pre e bllokadave gjyqësore. Anëtarët e grupit punues bashkërisht kanë propozuar disa amandamente. Me konsensus janë tërhequr amandamenrtet individuale dhe janë shtuar ato me konsensus. Janë propozuar 33 amandamente. Ato shkojnë në frymë të harmonizimit me disa ligje të tjera që janë në fuqi. Komisioni i rekomandon Kuvendit ta miratojë projektligjin dhe amandamentet e propozuara”, ka thënë deputetja Kica-Xhelili.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-bashkëpunëtorja e afërt e presidentit Ibrahim Rugova, Nekibe Kelmendi, gjatë…