Kuvendi miraton Projektligjin për Këshillin Prokurorial
11 korrik 2024
| 13:54
Me 61 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Po ashtu, me 61 vota janë votuar 19 amendamentet e propozuara nga komisioni funksional.
Në këtë votim kanë marrë pjesë vetëm deputetët e pushtetit.