
Kuvendi miraton Projektligjin për mësimdhënësit e viteve të ‘90-ta
17 maj 2018
| 17:19
Me 71 vota për, 1 kundër dhe 2 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për Statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Kosovës nga viti shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, e ka quajtur këtë projektligj të një rëndësie të veçantë.