Kuvendi miraton Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike
04 dhjetor 2020
| 14:19
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin për rimëkëmbje ekonomike.
Në favor të këtij projektligji kanë votuar 72 deputetë, raporton “Epoka e re”.
Kalimi i këtij projektligji është bërë falë votave të deputetëve të PDK-së.
Deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë marrë pjesë në votim edhe pse kanë qenë prezent në seancë.