Kuvendi miraton Projektligjin për RTK-në, Maliqi falënderon deputetët
Deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë miratuar në lexim të parë Projektligjin për transmetuesin publik.
Në favor të këtij kanë votuar 61 deputetë, 55 prej tyre për, një kundër dhe pesë kanë abstenuar.
Pas këtij votimi, kryetarja e Bordit të RTK-së, Afërdita Malqi, ka thënë se ky dokument ka rënësi jetike për funksionim e RTK-së.
“Deputetët e Kosovës sot votuan në lexim të parë Projektligjin për transmetuesit publik, i cili ka rëndësi jetike për funksionimin normal të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), duke i dhënë zgjidhje çështjes së financimit të qëndrueshëm. Ky është një hap shumë pozitiv për vendin, duke ditur se Media e Shërbimit Publik (MShP) është pranuar nga BE si pjesë integrale e zhvillimit dhe lirisë së medieve në kapitujt 23/24 dhe në kapitullin 10 të Raporteve të Progresit të Komisionit Evropian në kuadrin e negociatave mbi progresin e vendeve në procesin e anëtarësimit në BE”.
“Por, ky ligj rëndësi të veçantë ka për punëtorët ë RTK-së, të cilët punojnë në kushte jo të dinjitetshme. Duke i falënderuar deputetët e Kuvendit që votuan sot, ne zotohemi se do të bashkëpunojmë ngushtë edhe gjatë trajtimit të këtij Projektligji në lexim të dytë”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10217874551750939&set=a.1091508483419&type=3&theater