![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/09/kuvendi-1.jpg)
Kuvendi miraton Projektligjin për shëndetin riprodhues
04 tetor 2023
| 14:51
Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.
Në votim kanë marrë pjesë 63 deputetë nga 85 sa ishin në sallë.
58 deputetë kanë votuar për, një kundër dhe katër kanë abstenuar.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka konstatuar se projektligji ka kaluar.
Projektligji parasheh që shërbimi IVF të aplikohet edhe në sektorin publik, pasi deri tash mundësohej vetëm në klinikat private në Kosovë dhe jashtë vendit.