Kuvendi votoi krijimin e komisionit për krimet serbe në Kosovë
15 prill 2019
| 12:44
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 66 vota për formimin e komisionit ad-hoc të propozuar nga deputeti i Nismës Socialdemokrate Bilall Sherifi, për gjykimin e krimeve të luftës nga shteti serb ndaj popullit të Kosovës.
“Duke pasur parasysh deklarimet e partive politike lidhur me sanksionimin e krimit të gjenocidit nga Serbia, nga shteti, ushtria nga gjitha segmentet e Serbisë në Kosovë mendoj që është koha të krijojmë një komision ad-hoc nga kuvendi dhe të gjitha deklarimet të partive to shkrijmë në një rezolutë të përbashkët”, ka thënë Bilall Sherifi.
Kurse sot Grupet Parlamentare propozuan anëtarët për këtë komision:
Armend Zemaj – LDK
Mërgim Lushtaku – PDK
Saranda Bogujevci – LV
Muharrem Nitaj – AAK
Aida Dërguti – PSD
Danush Ademi – 6+
/Epoka e re/