Kuvendi miraton rezolutën për ndotjen e ajrit
01 shkurt 2018
| 14:55
Pas debatit dyditorë për ndotjen e ajrit në kryeqytet, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë e cila kërkon që ambienti të jetë prioritet i lartë për Qeverinë e Kosovës.
Rezoluta ka marrë mbështetjen e të gjitha grupeve parlamentare.
Në favor të kësaj rezolute kanë votuar 73 deputetë.
Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi-Dragusha ka paraqitur rezolutën e harmonizuar në mes të grupeve parlamentare.