Kuvendi miraton statutin e ri të UP-së
Kuvendi i Kosovës me 57 vota për, dy kundër dhe dy abstenime e ka miratuar statutin e ri të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka dështuar që t’i votojë sërish marrëveshjet ndërkombëtare, pasi opozita e ka lëshuar seancën pasi nuk i është votuar mocioni që parashihet diskutimin për arratisjet e fundit nga tre të burgosur.
Po ashtu, Kuvendi ka dështuar ta miratojë sërish dhe Projektligjin shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar.
Për Projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizimin e asistuar nuk kanë marrë pjesë disa nga deputetët e mazhorancës, të cilët kanë bërë që ky projektligj të shtyhet për seancën e radhës.
Kuvendi ka dështuar t’i miratojë edhe dy projektligje të tjera, atë për gjendjen civile dhe Projektligjin për provimin e maturës shtetërore.