Kuvendi miraton Strategjinë e Sigurisë së Kosovës
24 tetor 2022
| 13:04
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar Strategjinë e Sigurisë për vitin 2022-2027.
Në favor të kësaj strategjie kanë votuar 60 deputetë dhe një ka abstenuar.
Në votim nuk ka marrë pjesë opozita, e cila është deklaruar kundër përmbajtjes së kësaj strategjie, e cila sipas tyre është e mangët.