Kuvendi miraton vendimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në Ishujt Falkland
30 nëntor 2022
| 14:19
Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin e qeverisë për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit, përkatësisht dërgimin në operacionin në mbështetje të paqes në Ishujt Falkland.
Në favor të këtij vendimi kanë votuar 77 deputetë, aq sa kanë qenë në sallën e Kuvendit.