
Kuvendi miraton vendimin për zgjatjen e masave emergjente në energji
08 dhjetor 2022
| 13:15
Kuvendi i Kosovës me 61 vota e ka votuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë edhe për 30 ditë.
Në sallë kanë qenë 77 deputetë në momentin kur është votuar vendimi i qeverisë.
Ky vendim i qeverisë është kundërshtuar nga opozita.