Kuvendi miraton vendimin për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji
03 tetor 2022
| 14:31
Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.
Në favor të këtij vendimi kanë votuar 61 deputetë sa ishin në sallën e Kuvendit.
Kalimin e këtij vendimi e ka bërë të mundur deputetja Albena Reshitaj, e cila për dallim nga deputetët e opozitës ka qëndruar në sallën e Kuvendit.