Kuvendi nderon senatorin Bob Dole me një minutë heshtje
06 dhjetor 2021
| 11:42
Në nderim të senatorit amerikan Bob Dole, seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një minutë heshtje.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se vepra e tij dhe kontributi për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës mbeten të paharrueshme.
Senatori Dole, i cili ishte i sëmurë me kancer, ka vdekur të dielën.