Kuvendi ndërpren punimet, seanca vazhdon nesër
16 prill 2018
| 21:26
Kuvendi i Kosovës ka ndërprerë punimet e seancës së sotme për shkak të mungesës së korumit.
Seanca do të vazhdojë nesër punimet nga ora 10:00, me shqyrtimin e pikave të rendit të ditës të mbetura nga seanca e sotme.
Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancën e rregullt plenare, ndërsa në rend dite ishin 25 pika e ndër to edhe pesë interpelanca. Katër interpelanca janë për kryeministrin Ramush Haradinaj dhe një për ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.