Kuvendi ndërpret punimet për shkak të kuorumit
12 nëntor 2020
| 13:35
Kuvendi i Kosovës ka ndërpre punimet për shkak të mungesës së deputetëve.
Kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, në momentin që ka mbyllur seancën ka thënë se në sallë janë vetëm 44 deputetë, duke qenë e pamjaftueshme që të vazhdohej para.
Në këtë seancë kanë qenë në rënd disa projektligje, raporte të agjencive të pavarura dhe një interpelancë me kryeministrin Hoti.
Kjo seancë për shkak të zhvillimeve të fundit në vendin tonë është bojkotuar nga PDK-ja.