Kuvendi në orën 18:00 pritet të mbajë një seancë për ushtrinë
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka bërë kërkesë që sot prej orës 18:00 të mbahet seancë e jashtëzakonshme në Kuvend rreth angazhimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit.
Siç është thënë në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit në këtë seancë do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës.
“Marrja e vendimit për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës”.
“Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës me 31 dhjetor 2021, ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ky vendim i është dërguar Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane”, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.
Siç është thënë në njoftim, vendimi mbështetet në memorandumin që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.