Kuvendi në pauzë për 30 minuta
13 korrik 2023
| 12:23
Pas rrahjes që ndodhi në Kuvendin e Kosovës, kryeparlamentari Glauk Konjufca njofton për një pauzë prej 30 minutash.
Tutje, Konjufca ka thënë se përgjegjësit për sigurinë e Kuvendit mund ta vazhdojnë punën e tyre.
“Shkojmë në pushim 30 minuta. Kurse ata që janë përgjegjës për sigurinë ta vazhdojnë punën e tyre për gjithçka që është e nevojshme”, ka thënë Konjufca.