Kuvendi nesër dhe pasnesër mban seancë
14 mars 2022
| 12:35
Kuvendi i Kosovës do të mbajë të martën dhe të mërkurën seancë parlamentare.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë me dije se me kërkesë të grupeve parlamentare të opozitës, nesër (e martë) në orën 11:00 mbahet seancë për rritje të çmimeve.
Pas mbledhjes së Kryesisë e cila ka dështuar për shkak se nuk kishte kuorum, Kusari-Lila, ka njoftuar se seanca e të mërkurës është vazhdim i trajtimit të pikave të mëhershme.