Kuvendi nesër diskuton për vizat dhe Byronë shtetërore
Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë nesër (e enjte) seancën e radhës plenare.
Seanca parashihet të nis në ora 10:00.
Në kuadër të pikave të rendit të ditës është edhe debati parlamentar për mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbaleve nga Seancat plenare të mëparshme,
Shqyrtimi i dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të procedurës penale,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për ekzekutimin e sanksioneve penale,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshm,
Debat parlamentar në lidhje me mo liberalizimi i vizave nga BE-së për Kosovën.