Kuvendi nesër i hap dyert për fëmijët
31 maj 2021
| 15:20
Të martën, me rastin e 1 Qershorit – Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, në kuadër të aktiviteteve për nder të kësaj dite, prej orës 15:00 deri në 19:00, fëmijët së bashku me prindërit e tyre mund ta vizitojnë Kuvendin e Kosovës, duke i respektuar rregullat e Covid-it sipas vendimit më të fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, janë të mirëseardhura edhe mediet dhe i ftojmë t’i përcjellin aktivitetet e të parit të Kuvendit për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve”, ka njoftuar Kuvendi i Kosovës.