Kuvendi nesër mban dy seanca plenare

20 korrik 2022 | 17:05

Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do të mblidhet për dy seanca plenare. Njëra seancë do të fillojë në orën 10:00, ndërsa tjetra pritet të nisë nga ora 11:00.

Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës ka publikuar edhe pikat e rendit të ditës për dy seancat.

Pikat e rendit të seancës së parë janë:

  1. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-150 për ratifikimin e Traktatit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane,
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-103 për Sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë,
  3. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Pikat e rendit për seancën e dytë janë:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat plenare të mëparshme,
  4. Shqyrtim i dytë i Projektligjit nr. 08/L-065 për produktet biocide,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-120 për Ushqimin,
  6. Propozimi për zëvendësimin e anëtarit në komision parlamentar,
  7. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për adresimin e rritjes së çmimeve,
  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Informim dhe Privatësi për vitin 2021,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Ndërmarrjes Publike Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut – KOSTT Sh.a. për vitin 2021,
  10. Shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 12/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor të Kosovës,
  11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 13/84, datë 22 qershor 2022 për hartimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Sharri”,
  12. Ratifikimi i anëtarit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit,
  13. Debat parlamentar në lidhje me mos liberalizimin e vizave nga BE-ja për Kosovën.​

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja U20 e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar ndeshjen…