![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/kuvendi-2.jpg)
Kuvendi nesër mban seancë e jashtëzakonshme për çmimin e rrymës
17 janar 2024
| 17:24
Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër (e enjte) në një seancë të jashtëzakonshme.
Seanca, që pritet të fillojë në orën 10:00, do të ketë vetëm një pikë të rendit të ditës, e ajo është për çmimin e rrymës.
“Shqyrtimi i propozim-rezolutës në lidhje me çmimin dhe faturimin aktual të energjisë elektrike për konsumatorët”, ka njoftuar zyra për informim e Kuvendit.
Vendimi për këtë seancë është marrë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit.
Kjo seancë është iniciuar nga grupi parlamentar i PDK-së dhe është përkrahur nga deputetët e LDK-së dhe AAK-së.