Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) në orën 10:30, do t’i vazhdojë punimet e disa seancave plenare të cilat nuk kanë arritur të përfundojnë.
Në rend dite janë marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk janë duke arritur të ratifikohen për shkak të mungesës se kuorumit, raporton “Epoka e re”.
Rendi i ditës:
I. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 11 e 23 qershor dhe 9 korrik 2020:
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”,
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
II. Pika e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 13 dhe 14 korrik 2020:
1. Votimi i propozimrezolutës të parashtruar nga grupi parlamentar i LV-së lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19,
2. Votimi i rekomandimeve të propozuara nga grupi parlamentar i PDK-së lidhur me menaxhimin e pandemisë Covid-19.