Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do të mbajë seancën plenare të radhës, duke filluar nga ora 10:00.
Në njoftimin e Kuvendit është thënë se në rend të ditës do të jenë për trajtim disa projektligje dhe raporte.
Po ashtu në rend të ditës do të jetë edhe propozimi i Lëvizjes Vetëvendosje për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
Rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L – 123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive Ekzekutive,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-167 për Prokurorin e Shtetit,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të teknologjisë së informacionit “Sistemi për Menaxhimin e Pagave”,
Shqyrtimi i rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit: “Funksionimi i sistemit të Grantit të Performancës Komunale dhe menaxhimi i projekteve të financuara nga Donatorët për vitin 2021”,
Propozimi i GP të LV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.