Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës
13 shkurt 2024
| 16:50
Kuvendi i Kosovës nesër (e mërkurë) do të mblidhet në një seancë plenare.
Seanca pritet të fillojë në ora 11:00, ku në rend dite janë zgjedhja e disa anëtarëve të agjencive të pavarura.
Rendi i ditës:
Votimi për emërimin e 3 (tre) anëtarëve vendorë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim,
Propozimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës,
Zgjedhja e komisionerit Parlamentar për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e fakulteteve juridike të Republikës se Kosovës.