Kuvendi nesër mban seancë, ky është rendi i ditës
Nesër (e enjte) në orën 10:00 do të mbahet seanca plenare e radhës në Kuvendin e Kosovës.
Përmes një komunikate për media është njoftuar se në rendin e dite janë disa pika të rendit të ditës, në mesin e tyre edhe Projektligji për Qeverinë e Kosovës.
Rendi i ditës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,
Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-183 për mbështetjen e punëve publike,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,
Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,
Votimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”,
Shqyrtimi i Propozim-rezolutës kundër sulmeve ndaj integritetit seksual,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-062 për faljen e masave ndëshkimore të vendosura gjatë periudhës së Pandemisë COVID-19,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-181 për vlerësimin e ndikimit në mjedis,
Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
Shqyrtimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të Përgjithshëm për Raportin vjetor financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021,
Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2021,
Propozimi i GP “Multietnik” dhe i GP-LV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa të Mediave.