Kuvendi nesër mban seancë, në rend dite edhe Trusti

15 qershor 2022 | 16:16

Kuvendi i Kosovës nesër ( e enjte) do ta mbajë seancën e rregullt plenare, ku në rend të ditës janë 20 pika.

Në këtë seancë, e cila pritet të fillojë në orën 10:00 do të shqyrtohet edhe projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Rendi i ditës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr .08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,
5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për markat tregtare,
7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për pyjet,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-146 për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara,
11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
12. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,
13. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,
14. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
15. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,
16. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,
17. Përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
18. Formimi i Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore në Kosovë,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli ka filluar të mendojë për sezonin e ri, teksa…