Kuvendi nesër mban seancë për 23-vjetorin e intervenimit të NATO-s në Kosovë

23 mars 2022 | 16:45

Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e enjte) seancë të veçantë për nder të shënimit të 23-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.

Zyra për informim e Kuvendit ka njoftuar se kjo seancë do të mbahet në orën 11:00.

Ndërsa në orën 13:00 do të mbahet një seancë e rregullt plenare.

Rendi i ditës për seancën e orës 13:00:

Deklarimet jashtë rendit të ditës,

Pyetjet parlamentare,

Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

Debat parlamentar për politikën e jashtme,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në  çështjet civile,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,

Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-   014 për Infrastrukturën Kritike,

Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat  financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,

Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin ad-hoc për  përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,

Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore,

Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka mbajtur e radhës në të cilën…