Kuvendi nesër mban seancë solemne për 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës
11 qershor 2024
| 17:25
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër (e mërkurë) seancë solemne për shënimin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit.
Seanca do të mbahet në orën 10:00, sipas njoftimit që ka lëshuar Drejtoria për Media e Kuvendit të Kosovës.