Kuvendi nesër mban seancë solemne për shënimin e 26-vjetorit të ‘Epopesë së UÇK’-së
04 mars 2024
| 16:47
Kuvendi i Kosovës nesër (e martë) në orën 10:00 do të mbajë seancë solemne.
E vetmja pikë e rendit të ditës është shënimi i 26-vjetorit të “Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK)”.
Më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998 në Prekaz të Skenderajt forcat serbe kishin sulmuar shtëpitë e familjes Jashari, duke vrarë 55 anëtarë të familjes Jashari. Këtij sulmi i kishte mbijetuar Bashkimi, djali i Rifatit, i cili ia kishte dalë që mes datës 5-6 mars të largohej nga rrethina dhe Besarta, vajza e Hamzës, e cila e kishte përjetuar tmerrin.