Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme
27 qershor 2018
| 17:54
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) do ta mbajë seancë të jashtëzakonshme në të cilën do të bëhet shqyrtimi në lexim të parë Projektligjit për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit.
Pas kësaj seance e cila do të fillojë në orën 10:00, do të mbahet vazhdimi i seancës i datës 6, 8 dhe 14 qershorit.
Po ashtu pritet që të mbahet vazhdimi i seancës së 14 dhe 19 qershorit.
/Epoka e re/