Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme
12 nëntor 2018
| 12:23
Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kadri Veseli, kryetar, është mbledhur sot për të shqyrtuar kërkesën e kryeministrit Ramush Haradinaj, për mbajtje të seancës së jashtëzakonshme.
Kryesia vendosi që konform kërkesës, Kuvendit të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të martën, më 13 nëntor 2018, në orën 10:00, në të cilën pritet të shqyrtojë projektligjet që lidhen me agjendën evropiane të reformave.
/Epoka e re/