Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme
12 mars 2019
| 17:48
Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë edhe një seancë të jashtëzakonshme, duke filluar prej orës 10:00.
Sipas njoftimit për medie të Kuvendit, në këtë seancë do të diskutohet rreth ‘debatit parlamentar në lidhje me bllokimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga presidenti’.
Iniciativa për këtë debat parlamentar ka ardhur nga dy subjektet opozitare; Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Lëvizja Vetëvendosje (LV).
/Epoka e re/