Kuvendi nesër mban seancë të jashtëzakonshme për kontratat njëburimore
13 mars 2024
| 13:08
Kuvendi i Kosovës nesër (e enjte) në orën 10:00 do ta të mbajë seancë të jashtëzakonshme.
Në këtë seancë në rend ditë do të jetë “Shqyrtimi i propozim-rezolutës për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara gjatë mandatit të qeverisë Kurti”.
Kjo seancë është thirrur nga opozita me kërkesë të deputetes Hykmete Bajrami e që më pas është përkrahur nga deputetë tjerë.